Sporti

Spektakël i madh sonte në futsall, Drenica kërkon epitetin e skuadrës kampione, Prishtina 01 ndeshjen e tretë finale

06/09/2026 12:03
nga:Mergim Rreci

Sonte vazhdon seria finale e play-offit në Superligën e Kosovës në futsall, me ndeshjen e dytë mes Prishtina 01 dhe Drenicës.

Takimi zhvillohet në kryeqytet, ku FC Prishtina 01 do të jetë skuadra vendase dhe do të kërkojë me çdo kusht fitoren për ta çuar finalen në ndeshjen e tretë vendimtare. Nga ana tjetër, FC Drenica vjen në këtë përballje me epërsi 1-0 në seri dhe është vetëm një hap larg titullit kampion, transmeton GazetaBlic Sport.

Në rast fitoreje sonte, Drenica shpallet kampione e Superligës së Kosovës në futsall, duke e mbyllur serinë finale pa pasur nevojë për ndeshje të tretë. Ndërsa një triumf i Prishtina 01 do ta zgjasë garën dhe do ta dërgojë vendimin për titullin në sfidën përfundimtare.

Finalja e dytë zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.

/GazetaBlic Sport/