Sporti

Spektakël i madh në Ligën e Kampionëve| Arsenali dhe PSG përballen sonte në gjysmëfinale

04/29/2025 07:59
nga:Mergim Rreci

Jemi edhe zyrtarisht në pjesën e fundit dhe më të bukur të Ligës së Kampionëve.

Sonte, me fillim nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ‘Emirates Stadium’, Arsenali e pret skuadrën e PSG-së, me të dy skuadrat që kanë pasur një edicion fantastik deri më tash.

‘Topçinjtë’ e Artetas eliminuan në çerekfinale Real Madridin, kurse parisienët ia dolën ndaj Aston Villës, derisa paraprakisht kishin eliminuar edhe një skuadër tjetër angleze, Liverpool-in.

/GazetaBlic Sport/