Sporti

Spektakël i madh në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, këto do të jenë ndeshjet dhe datat e zhvillimit të tyre

04/14/2021 23:08
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sontme në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid dhe Manchester City janë dy skuadrat që kanë siguruar kualifikimin tutje, shkruan GazetaBlic.

Ndeshje të jashtëzakonshme na presin në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. PSG dhe Manchester City do të përballen në atë që konsiderohet si finale para finales.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të luhet më 27 ose 28 prill dhe zhvillohet në stadiumin “Parku i Princave”.

Ndeshja tjetër do të jetë ajo në mes Chelseas dhe Real Madrid. Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet në datat e përcaktuara më lartë.

/GazetaBlic/