Sporti

Spektakël i madh, Milan dhe Bologna përballen në finalen e Kupës së Italisë

05/14/2025 08:03
nga:Mergim Rreci

Milan dhe Bologna do të përballen sonte me fillim nga ora 21:00 në finalen e Kupës së Iatalisë.

Një ndeshje që premton emocione të forta, me të dyja ekipet e vendosura për të fituar një trofe që i ka munguar kabineteve të tyre përkatëse të trofeve me vite të tëra, transmeton GazetaBlic Sport.

AC Milan , i udhëhequr nga Sergio Conceicao, ka treguar një formë të paqëndrueshme në ligë, por ka shkëlqyer në Kupën e Italisë. Pasi mposhtën Sassuolon me rezultatin e pastër 6-1 dhe Romën 3-1, kuqezinjtë eliminuan Interin në gjysmëfinale, duke demonstruar karakter dhe vendosmëri. Fitorja e fundit 3-1 në ligë ndaj Bolognas i ka rritur vetëbesimin ekipit përpara finales.

Në anën tjetër, Bologna , nën drejtimin e Vincenzo Italianos, arriti në finalen e Kupës së Italisë për herë të parë që nga viti 1974. Pasi eliminuan Monzën me rezultatin bindës 4-0 dhe Atalantën 1-0, kuqezinjtë mposhtën Empolin në gjysmëfinale, duke fituar si ndeshjen e parë ashtu edhe atë të dytë. Ekipi emilian ëndërron të thyejë një agjërim 51-vjeçar dhe ta sjellë trofeun përsëri në Bolognas.

Të gjitha biletat për këtë super përballje janë shitur, me atmosferën që pritet të jetë e jashtëzakonshme.

/GazetaBlic Sport/