Sporti

Spektakël futbolli në derbin italian Milan – Inter, pjesa e parë mbyllet me barazim

11/07/2021 21:35
nga:E K

Inter dhe Milan kanë barazuar në pjesën e parë të derbit të madh italian.

Fillimisht skuadra mysafire kaloi në avantazh me golin e Calhanoglut, shkruan GazetaBlic Sport.

Calhanoglu shënoi nga pika e bardhë në minutën e 11’të të takimit.

Stefan de Vrij gjeti golin por në portën e gabuar në minutën e 17’të të takimit për të barazuar shifrat në 1-1.

Martinez kishte rastin e artë që ta dërgonte ekipin e tij në avantazh pas pjesës së parë, por nga penalltia nuk arriti t’a mposht portierin e Milanit.

/GazetaBlic Sport/