Sporti

Spektakël basketbollistik, sonte mësohet finalisti i dytë në Kupën e Kosovës

22 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Trepça është finalistja e parë e Kupës së Kosovës, pasi mitrovicasit triumfuan mbrëmë në derbin ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 84:66.

Prishtinasit e kishin fituar ndeshjen e parë me vetëm 2 pikë epërsi, çka bëri që koshdallimi më i lartë i Trepçës në ndeshjen e kthimit t’ua mundësojë atyre të prekin finalen.

E sot, me fillim nga ora 18:30, zhvillohet gjysmëfinalja e dytë, mes Bashkimit e Vëllaznimit.

Kuqezinjtë e kanë fituar takimin e parë me 9 pikë epërsi (80:71), por që prizrenasit do të kërkojnë përmbysjen e madhe deri në sekondat e fundit.