Lajme

Specialja zvarrit lejimin e vizitave familjare: Vaksinon disa nga të paraburgosurit, por jo rojet e burgut

05/28/2021 12:33
nga:M K

Në Gjykatën Speciale po mbahet seanca ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Avokati i Gucatit, Jonathana Rees, ka thënë se ka indikacione që më 4 qershor do të përfundojë procesi i vaksinimit i të paraburgosurve në Hagë.

Ai tha se ka informacione që të paraburgosurit janë vaksinuar plotësisht, teksa të tjerët do të vaksinohen më 4 qershor.

“Ne kemi indikacionin që më 4 qershor të përfundojë procesi i vaksnimit. Ne jemi njoftuar që të paraburgosurit janë vaksinuar plotësisht, teksa ata që kanë mbetur do të vaksinohen deri më 4 qershor. Ne mendojmë që duhet caktuar një datë që të hiqen kufizimet lidhur me kontaktin fizik të të mbrojturve me të paraburgosurit dhe të lejohen vizitat familjare. Besoj që është e arsyeshme që të gjitha palët të jenë të vaksinuar kur të hiqen masat”, tha Rees, shkruan lajmi.net.

Ndërsa avokati Cadman tha se problemi aktualisht qëndron tek rojet e burgut të cilët nuk janë vaksinuar ende.

“Problemi qëndron tek rojet e burgut dhe ashtu siç kemi informacione, kufizimet s’do hiqen deri në korrik. Kjo është e papranueshme”, tha ai.

LEXO EDHE:

Mblidhet Qeveria e Kosovës: Sonte pritet lehtësimi i masave anti-COVID