Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk është provuar ekzistenca e një sulmi të përhapur ose sistematik ndaj popullatës civile, si kusht për të vërtetuar krimet kundër njerëzimit ndaj katër udhëheqësve të UÇK-së.
“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile, si kusht për krim kundër njerëzimit, Trupi Gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer një sulm i tillë i përhapur kundër popullatës civile”, ka deklaruar kryetari i Trupit Gjykues.


