Lajme

Specialja njofton se me 3 korrik Hysni Gucati ishte në vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë

07/04/2022 16:50
nga:G B

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se për arsye humanitare bindëse, paneli i Apelit ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje të  Hysni Gucatit në Kosovë, më 3 korrik 2022, për të takuar familjen e ngushtë.

“Z. Gucati ishte në paraburgim të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). EULEX dhe Policia e Kosovës e kanë mbështetur DHSK-në. Z. Gucati u kthye në Hagë më 3 korrik në mbrëmje dhe ka mbërritur në objektin e paraburgimit të DHSK-së”, thuhet në këtë njoftim.

NdrysheHysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 euro, për veprat penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj ngarkoheshin se kanc bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.