Albion Rrahmani me shokë kanë pësuar humbje në raundin e dytë kualifikues të Conference League.
Sparta Praga është mposhtur në Kazakistan nga Aktobe me rezultatin 2:1, megjithëse ishin favorit për të triumfuar, shkruan GazetaBlic Sport.
Rrahmani e nisi këtë ndeshje nga minuta e parë, por u zëvendësua në pjesën e dytë, duke luajtur kështu 61 minuta, para se ta linte vendin për sulmuesin kryesor të ekipit, Olatunji.
Sulmuesi kosovar ka pasur paraqitje të mira në miqësore, por në ndeshjet zyrtare po vuan për gola.
Kjo është ndeshja e dytë këtë sezon për të dhe ai ende nuk ka gjetur rrjetën, teksa goli i tij i fundit me ekipin ishte me 14 maj nga penalltia.
/GazetaBlic Sport


