Sporti

Spanjë – Suedi, ky është futbollisti më i mirë i ndeshjes

06/14/2021 23:18
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja në mes Spanjës dhe Suedisë.

Rezultati përfundimtar ishte 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Spanja e kishte dominim e ndeshjes, por që nuk e gjeti dot rrugën e golit.

Alvaro Morata lëshoi rastin më të mirë për Spanjën, kurse Suedia kishte dy raste jashtëzakonisht të mira.

Së pari, sulmuesi Isak goditi shtyllën, kurse në pjesën e dytë, kapiteni Berg lëshoi mundësi të mrekullueshme duke dështuar para portës së boshatisur.

Mbrojtësi i Kombëtares së Suedisë, Victor Lindelof është shpallur lojtari i ndeshjes ndaj Spanjës.