Policia spanjolle arrestoi katër persona të dyshuar për fillimin e një fushate urrejtjeje në rrjetet sociale kundër sulmuesit brazilian të Real Madrid Vinicius Junior, raporton agjencia EFE.
Të arrestuarit besohet se janë tifozë të Atleticos. Ata bënë thirrje për abuzim racist ndaj brazilianit përpara ndeshjes mes dy klubeve të futbollit, e cila u zhvillua më 29 shtator. Policia nuk përjashton mundësinë e arrestimeve të reja për rastin, transmeton GazetaBlic Sport.
Më 29 shtator, Atletico barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Real Madridit në ligën spanjolle. Në minutën e 69-të, ndeshja u ndërpre për rreth 15 minuta për shkak të sjelljes së tifozëve të Atletico-s, të cilët hidhnin sende të ndryshme në fushë.
Disa prej tyre mbanin maska për të fshehur fytyrat. Paraprakisht, grupe të caktuara të tifozëve të skuadrës thanë se do të vinin në ndeshje me maska për të shmangur dënimin për fyerjen e lojtarëve të Real Madridit.
28-vjeçari Vinicius Junior luan për Real Madridin që nga viti 2018, kur iu bashkua nga skuadra braziliane Flamengo. Me klubin spanjoll fitoi tre herë titullin dhe Superkupën e Spanjës, një herë Kupën e Kombëtares dhe triumfoi dy herë në Champions League, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën UEFA.
/GazetaBlic Sport/


