Lajme

Spanja s’e njeh pasaportën e Kosovës, si udhëtoi Osmani atje – çfarë thotë Presidenca

10/06/2023 11:36
nga:Sh R

Disa spekulimeve të përhapura nëpër rrjete sociale se presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Spanjë me pasaportë serbe i ka dhënë përgjigje këshilltarja e saj, Egnesa Vitia.

Spanja nuk e njeh Kosovën dhe nga pesë vendet e BE-së ajo është më kundërshtuesja e pavarësisë. Spanja nuk do të lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në këtë vend edhe pas liberalizimit të vizave.

Sidoqoftë, presidentja Osmani në këtë vend ka udhëtuar me pasaportë të Kosovës.

“Presidentja Osmani ka udhëtu me pasasportë të Republikës sē Kosovës, si dhe nuk posedon asnjë pasaportë tjetër. Me vize te leshuar nga ambasada e Spanjes ne Shkup, kurse udhetimi nepermjet Vjenes. Te gjitha me pasaporte te Republikes se Kosoves. Nuk eshte hera e pare qe kjo procedure ndiqet per qytetare te RKS”, ka shkruar ajo në një prej postimeve në X.

Osmani në Spanjë është pritur edhe nga kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez edhe nga Mbreti i këtij vendi në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili këtë vit po mbahet në Granada të Spanjës.