Sporti

Spanja rikthehet në shtëpi si kampione e botës!

07/20/2026 15:38
nga:L J

Pas fitores minimale 1-0 ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026, falë golit vendimtar të Ferran Torres, kombëtarja spanjolle ka mbërritur në Madrid.

Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente i dha fund turneut me një tjetër paraqitje të madhe, duke mposhtur në fazën eliminatore Portugalinë, Belgjikën, Francën dhe në fund Argjentinën për të ngritur trofeun më të rëndësishëm në futboll.

Festimet do të vazhdojnë edhe më vonë gjatë ditës, kur kampionët e botës do të zhvillojnë paradën zyrtare në rrugët e Madridit, ku dhjetëra mijëra tifozë pritet të festojnë së bashku me ekipin triumfin historik.

/GazetaBlic Sport