Sporti

Spanja publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e shtatorit, do të përballet edhe me Kosovën

08/26/2021 12:21
nga:E K

Spanja ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e shtatorit.

Kombëtarja spanjolle do të luajë tre ndeshje në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022“, shkruan GazetaBlic Sport.

Në kuadër të këtyre ndeshjeve Spanja do të ketë kundërshtar edhe Kosovën.

Skuadra e Enriques do të përballet me “Dardanët” në Kosovë me 8 shtator.

Kjo është lista e lojtarëve të ftuar nga Enrique për ndeshjet e vlefshme për kualifikim në “Katar 2022”.

Portierë: Simon, De Gea, Sanchez.

Mbrojtës: Alba, Gaya, Azpliciueta, Llorente, Garcia, Laporte, Martinez, Albiol.

Mesfushorë: Busuqets, Rodri, Koke, Merino, Soler, Mendez, Fornals, Sarabia.

Sulmues: Torres, Traore, Morata, Moreno, Ruiz.