Sporti

Spanja publikon listën e lojtarëve të ftuar për miqësoret ndaj Shqipërisë dhe Islandës

03/18/2022 13:08
nga:E K

Spanja ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet miqësore gjatë muajit mars, ndaj Shqipërisë dhe Islandës.

Skuadra spanjolle do të përballet me Shqipërinë dhe Islandën në ndeshje miqësore në Spanjë, si pjesë e fazës përgatitore për Kampionatin Botëror të Katarit.

Luis Enrique ka publikuar listën prej 22 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Spanjë, ndaj Shqipërisë më 26 mars, ndërsa ndaj Islandës më 29 mars.

Ja lista e plotë:

Portier: Unai Simón, Robert Sánchez y David Raya

Mbrojtës: Marcos Alonso, Jordi Alba, Laporte, Pau Torres, Eric García, Diego Llorente y Carvajal.

Mesfushor: Rodrigo, Koke, Pedri, Marcos Llorente, Gavi, Carlos Soler.

Sulmues: Dani Olmo, Sarabia, Morata, RdT, Ferran Torres y Yeremi Pino.