Sporti

Spanja nuk shënoi dot ndaj Suedisë, trajneri Enrique vendos një statistikë jo të mirë

06/14/2021 23:52
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja në mes Spanjës dhe Suedisë.

Rezultati përfundimtar ishte 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Spanja e kishte dominim e ndeshjes, por që nuk e gjeti dot rrugën e golit.

Alvaro Morata lëshoi rastin më të mirë për Spanjën, kurse Suedia kishte dy raste jashtëzakonisht të mira.

Së pari, sulmuesi Isak goditi shtyllën, kurse në pjesën e dytë, kapiteni Berg lëshoi mundësi të mrekullueshme duke dështuar para portës së boshatisur.

Luis Enrique është  trajneri i parë që udhëheq Spanjën në dy barazime radhazi 0-0 në të gjitha garat, që nga Javier Clemente në 1992.

Një statistikë jo e mirë për një kombëtare si Spanja.

/GazetaBlic Sport/