Sporti

Spanja në avantazh ndaj Kosovës pas pjesës së parë

09/08/2021 21:30
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Kosovë – Spanjë.

Kosova dhe Spanja po takohen në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

Spanja ka shkuar në pushim me avantazhin minimal 1:0, pas golit të Pablo Fornals në minutën e 32’të.

Spanja në avantazh ndaj Kosovës

Kosova e nisi mirë dhe kishte disa gjysmë-raste me Rashicën dhe Muriqin.

Rasti më i rrezikshëm i Kosovës u krijua nga Elbasan Rashani, i cili goditi nga distanca, por topi shkoi shumë afër portës…

/GazetaBlic Sport