Shtëpitë më të mëdha të basteve e kanë përcaktuar se kush është favorit për të ngritur trofeun në stadiumin Olimpik të Berlinit.
Spanja është favorite absolute për të fituar finalen me një kuotë prej 2.50, ndërsa triumfi anglez paguhet me 3.40.
Bastet i japin skuadrës së Luis de la Fuente një rol më të madh favoriti në këtë finale sesa në ndeshjet e mëparshme çerekfinale dhe gjysmëfinale.
Gjithashtu një nga bastet interesante ka të bëjë dhe me Lamine Yamal, goli i të cilit vlerësohet me 4,75.