Euro2024

Spanja ‘favorit absolut’ – kuotat e basteve ‘injorojnë’ Shqipërinë

06/24/2024 12:28
nga:E K

Shqipëria sot luan ndeshjen më të rëndësishme të Kampionatit Evropian.

Kuqezinjtë përballen nga ora 21:00, me liderin e grupit B dhe një nga favoritët kryesorë të Euro 2024, Spanjën e cila tashmë ka siguruar kalimin tutje në fazën eliminuese, shkruan GazetaBlic Sport.

Pavarësisht kësaj dhe faktit që “Furia e Kuqe” pritet të luajë me formacion krejtësisht tjetër me Shqipërinë, bastet nënvlerësojnë dukshëm të besuarit e Sylvinhos.

Kështu fitorja e Spanjës kuotohet me 1.4, ndërsa barazimi me 4.7. Një fitore e mundshme e Shqipërisë që do të ishte historike vlerësohet me 7.5.

/GazetaBlic Sport/