spanja
Sporti

Spanja do vaksinojë urgjentisht lojtarët e saj, pas rastit pozitiv me COVID-19

06/07/2021 17:36
nga:E K

Federata Spanjolle e Futbollit ka marrë autorizim nga Ministria e Shëndetësisë për të vaksinuar tërë ekipin e saj të martën.

Kjo fushatë e shpejtë e vaksinimit vjen pasi Sergio Busquets doli pozitiv për koronavirus këtë të dielë, shkruan GazetaBlic Sport.

Federata Spanjolle e Futbollit tha të dielën në mbrëmje në një deklaratë se mesfushori i Barcelonës ishte testuar pozitivisht me koronavirus, disa ditë para fillimit të Euro 2020, kjo e nxiti zemërimin e Federatës, e cila kishte kërkuar autorizim për dy muaj për të vaksinuar lojtarët.

Ministri i Shëndetësisë kishte refuzuar këtë gjë deri më tani, duke mos dashur t’i jepte përparësi vaksinimit të sportistëve. Lojtarët e tjerë kanë rezultuar negativ dhe do të marrin një dozë të vetme të vaksinës Johnson & Johnson (Janssen) që nga e marta.

/GazetaBlic Sport/