Sporti

Spanja dhe Polonia ndahen në paqe

06/19/2021 22:53
nga:E K

Spanja dhe Polonia kanë ndarë pikët në ndeshjen e dytë të Kampionatit Evropian.

Kombëtarja spanjolle dhe polake luajtën baraz me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Llogarinë e golave e hapi sulmuesi spanjoll i Juventusit, Alvaro Morata i cili realizoi në minutën e 25’të të takimit.

Për të barazuar rezultatin shënoi ylli polak, Lewandowski në minutën e 54’të të takimit.

Spanja pati rast të rikthej epërsinë pas dy minutash, por Gerard Moreno nuk arriti të shënoi nga pika e bardhë.

Me këtë rezultat u përmbyll ndeshja, Spanjë – Poloni 1:1.

/GazetaBlic Sport/