Sporti

Spanja dhe Italia luajnë baras në pjesën e parë

06/15/2023 21:33
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Spanjës dhe Italisë.

Spanja dhe Italia u ndanë në ‘paqe’ në pjesën e parë duke luajtur baras me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Të parët në epërsi kaluan spanjollët me golin e Pinos në minutën e 4’të të takimit.

Immobile barazoi shifrat në minutën e 11’të të takimit nga pika e bardhë.

Italianët shënuan edhe një gol tjetër me Frattesin në minutën e 21’të, por goli u anulua nga VAR për pozitë të jashtë loje të Frattesit.

/GazetaBlic Sport/