Spanja dhe Belgjika do të përballen sonte në një nga sfidat më të forta të çerekfinaleve të Kampionatit Botëror 2026.
Dy kombëtaret do të zbresin në fushë me objektivin e vetëm, sigurimin e një vendi në gjysmëfinale.
Spanjollët vijnë në këtë duel pas një forme mbresëlënëse, duke eliminuar Portugalinë në fazën e 1/8 së finales dhe duke konfirmuar se janë ndër pretendentët kryesorë për trofeun.
Në anën tjetër, Belgjika ka treguar forcë dhe efikasitet gjatë këtij Botërori. “Djajtë e Kuq” siguruan kualifikimin në çerekfinale pasi mposhtën Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tani synojnë të shkaktojnë një tjetër surprizë ndaj një prej favoritëve të turneut.
Ja formacionet zyrtare:
Spanja XI: Simón: Pedro Porro, Cubarsí, Laporte, Cucurella; Rodri, Fabián Ruiz, Olmo; Yamal, Oyarzabal, Baena.
Belgjika XI: Courtois; Castagne, Ngoy, Mechele, De Cuyper; Raskin, Vanaken, Tielemans; Doku, De Ketelaere, Trossard.
/GazetaBlic Sport/


