Luciano Spalletti, trajneri i Italisë, ka paralajmëruar që lojtarët nuk do të mund të luanin më… PlayStation gjatë kampeve stërvitore.
“Ka lojtarë që mendojnë se Spalletti leh, por nuk kafshon. Ata janë të gabuar. Tani e tutje, ju mund ta lini PlayStation tuaj në shtëpi. Unë shpik disa lojëra për t’i bërë ata të mendojnë dhe të argëtohen gjatë natës. Në përzgjedhje duhet të jeni të fokusuar. Italianët kërkojnë një person të ashpër dhe të përgjegjshëm. Ju vini në ekip për të fituar Kampionatin Evropian dhe jo për të luajtur Call of Duty”, ka theksuar ai në një intervistë për Gazzetta dello Sport .
Për përdorimin e celularëve: «Më duhet të duroj përdorimin e celularëve. Unë fola për videolojërat, sepse kishte gjëra që nuk më pëlqenin. Ne duhet të rijetojmë gjërat nga e kaluara. Buffon [e mori kryesimin e delegacionit pasi mbaroi karrierën e tij] do të më ndihmojë për këtë. Nëse moderniteti po luan PlayStation deri në katër të mëngjesit në ditën e lojës, atëherë nuk është gjithçka në rregull në këtë modernitet. Ne jetojmë në një botë me pak nxitje për të punuar shumë. Të rinjtë preferojnë të postojnë një foto të veshur mirë në Instagram sesa të ulin kokën dhe të punojnë. Këto nuk janë vlerat që duhet të transmetojë Italia ime, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/