Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti beson se Eintracht Frankfurt ka më shumë përvojë se Partenopei në ndeshjet me eliminim, por mund të mbështetet te Victor Osimhen dhe Khvicha Kvaratskhelia, të cilët po i dërgojnë mesazhe futbollit botëror.
Napoli viziton skuadrën e Bundesligës në ndeshjen e parë të raundit të 1/16-të të Ligës së Kampionëve të martën nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
“I njoh lojtarët e mi mjaft mirë dhe e di se çfarë lloj meshkujsh janë, ndaj pres qëndrimin e duhur”, tha Spalletti në një konferencë për shtyp.
“Ata kanë më shumë përvojë se ne në ndeshjet me eliminim, por ne jemi përpjekur ta zhvillojmë këtë në ndeshjet e fundit, duke luajtur pa menduar për avantazhin e vogël që kemi në Serie A”.
“Ne e dimë se kemi potencial, ashtu si kundërshtarët tanë. Napoli është një skuadër e fortë, por ata gjithashtu kanë shanse, është 50-50”, përfundoi Spalletti.
/GazetaBlic Sport


