Sporti

Spalletti: Ndoshta mungesa e përvojës na eliminoi, urime Milanit për kualifikimin tutje me meritë

04/18/2023 23:47
nga:L J

Pas ndeshjes së dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Napolit dhe Milanit, që përfundoi 1-1 me ‘pasojë’ kualifikimin për në gjysmëfinale të kuqezinjve, Luciano Spalletti foli pas ndeshjes për Mediaset.

“Së pari le të përgëzojmë Milanin për kualifikimin, është shenjë e një ekipi të pjekur dhe lojtarëve që dinë të zgjedhin momentet e tyre. Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, ishim naivë nganjëherë dhe ndoshta e paguam mungesën e përvojës. Mbase mbërritëm pa frymë. Kishte disa gabime dhe disa padrejtësi”, tha Spalletti.

“Penaltia dhe goli i parë mund të shmangeshin, ne ishim në zotërim të plotë të topit. Ne nuk ishim aq të mirë në zonën e penalltisë sa ata. Ndalesa e fundit ndërkombëtare na mori diçka, fillimisht ishim në krye fizikisht dhe mendërisht, pastaj kur u kthyem ishim plot defekte. Rezultati në Torino na bëri të besojmë se kampionati ishte një formalitet dhe arritëm me disa probleme në 0-4 me Milanin”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport