Sporti

Spalletti: Na duhen pikët, ndaj Juventusit nuk është ndeshje vendimtare

01/08/2023 21:58
nga:Lorik J

Napoli bëri detyrën në Genoa ndaj Sampdorias, duke e mundur 0-2. Trajneri i napoletanëve, Spalleti ka dhënë prononcimin e tij pas 90 minutëshit.

“Ne nuk duhet të vërtetojmë asgjë. Ne thjesht duhet të fitojmë ndeshjet duke vlerësuar situatat që krijohen dhe duke i menaxhuar në mënyrën e duhur.

Mund të ishte kthyer një sfidë e komplikuar nga situatat që ndodhën, sidomos pas penalltisë së humbur. Megjithatë, e përdorëm mirë mendjen tonë dhe treguam pjekuri në menaxhimin e lojës”.

Ndeshja ndaj Interit – “Ne do të shohim edhe njëherë pamjet. Kam shtatë bashkëpuntorë me të cilët do shoh lojën dhe do të flasim. Në ndeshjen ndaj Interit duhet të bënim më shumë.

Ata janë të mirë, por ne duhet të përdorim kualitetet tona. Duhet të jepnim maksimumin, ata u treguan më të mirë dhe fituan. Ndonjëherë thuhet se impenjimi e mposht kualitetin, por vetëm nëse kualiteti nuk impenjohet”

Ndeshja e ardhshme ndaj Juventusit- “Është një sfidë e rëndësishme, por jo vendimtare. Do të luajmë kundër një prej ekipeve më të forta dhe do të shohim çfarë do të ndodhë” – Tha ai.