Sporti

Spalletti me “dhimbje koke”, Osimhen në dyshim të fortë, rrezikon sfidën me Milan

04/10/2023 09:48
nga:L J

Nuk ka asnjë surprizë.

Osimhen nuk do të mund të hyjë në fushë ndaj Milanit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që luhet të mërkurën.

Sipas mediumit italian, Il Matino, të paktën në ndeshjen e parë, Osimhen nuk do të jetë në gjendje të luajë ndaj Rossonerëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Për momentin synimi është që Spalletti ta ketë të paktën në stol.  Sot pritet të merret përgjigja përfundimtare për Osimhen: dhe meqenëse rikthimi në grup (ndoshta vetëm i pjesshëm) nuk është përfshirë ende, është e paimagjinueshme ta shohim atë në San Siro nga minuta e parë.

Milan dhe Napoli ballafaqohen të mërkurën në San Siro nga ora 21:00 në kuadër të çerekfinales së Champions League.

/GazetaBlic Sport