Sporti

Spalletti: Le ta kuptojnë tani njerëzit se Milani nuk është kundërshtar i lehtë!

04/02/2023 23:44
nga:L J

Luciano Spalletti pranon se Milani thjesht e mposhti Napolin dhe ‘përfitoi maksimalisht’ nga hapësirat e lëna.

Milani fitoi ndaj Napolit në udhëtim me rezultatin e thellë 0-4, me golat e shënuar nga Leao (2), Diaz dhe Saelemaekers, përcjell GazetaBlic Sport.

“Milani pati një paraqitje të shkëlqyer, filloi fuqishëm dhe më pas shfrytëzoi në maksimum të gjitha mundësitë që i lejuam kur u mbrojtëm, duke i përdorur ato hapësira me zgjuarsi”, tha Spalletti për DAZN.

“Performanca jonë ishte nën nivelin tonë të zakonshëm dhe dëshira që lojtarët e mi kishin për ta kthyer atë përfundoi duke i lënë edhe më shumë hapësira Milanit për të përfituar.”

“Ajo që ndryshon para ndeshjeve të Championsit është se tani dikush tjetër përveç meje do të thotë se nuk morëm një short me fat! Njerëzit dukej se po silleshin sikur Milani të ishte një kundërshtar i lehtë për t’u mposhtur. Tani ndoshta të tjerët do ta shohin atë në të njëjtën mënyrë si unë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport