Sporti

Spalletti lavdëron Rrahmanin: “Ai i jep siguri ekipit”

02/07/2022 09:36
nga:E K

Napoli ka fituar dje ndaj Venezias me rezultat 0-2.

Skuadra e Spalletit pati paraqitje të mirë, dhe u rikthye në garë për titull të Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, veçoi paraqitjen e Amir Rrahmanit për të cilin tha se i jep siguri ekipit.

“Rrahmani dhe Juan Jesus janë të lodhshëm në mënyrën se si luajnë futboll dhe i bëjnë të dyja fazat, ne jemi të qetë”.

“Por edhe sot luajtëm pa zëvendësim, thuhet se jemi shumë por nuk jemi kurrë: edhe sot kemi pasur dy lojtarë qendrorë që luajnë prej muajsh, duhet dhënë edhe më shumë meritë për zhvillimin e gjërave që duhet të bëjmë në fushë për t’i dhënë siguri ekipit”, deklaroi ai.

/GazetaBlic Sport/