Luciano Spalletti, ish-trajneri i Italisë, ka folur hapur për vështirësitë me të cilat është përballur.
Italia pati një nisje të dobët në kualifikueset e Kupës së Botës, duke humbur 0-3 ndaj Norvegjisë, gjë që bëri që Federata e Futbollit të ndahej nga Spalletti, i cili e mori gjithçka me vështirësi.
“Futbolli më shkatërroi jetën. E dua futbollin më shumë se veten dhe sakrifikova njerëz shumë të afërt për të. Nuk mund ta kaloj dot. Ajo ndeshje më mban ende zgjuar natën. Ka një ndikim të madh tek unë sepse mendimet e mia vazhdojnë të kthehen tek ajo. Ndonjëherë ndihem i lumtur, por kjo ndryshon shpejt sepse e kujtoj ndeshjen. Nuk munda t’i bind lojtarët e mi se i dua”, tha i zhgënjyer trajneri.
Ai mendon se e di ku ka gabuar.
“Bëra një gabim që në fillim kur këmbëngula në ndjenjën e përkatësisë dhe identitetit. U kërkova lojtarëve të këndonin himnin kombëtar, të bënin një britmë motivuese para çdo stërvitjeje. Doja t’u tregoja krenarinë që ndieja, por ishte shumë.”
Spalletti i solli Napolit titullin e shumëpritur, por me sa duket nuk u nda nga De Laurentiis në kushtet më të mira.
“Në këtë mënyrë, e ndihmova De Laurentiisin të kuptonte se për të pasur sukses, duhej të punësonte një trajner të shkëlqyer, jo të varej prej tij. Fyerja më e madhe që pësova ishte moslejimi për të udhëhequr një paradë kampionati nëpër rrugët e Napolit. Do ta pendohem përgjithmonë, dhe është edhe më e vështirë sepse pashë pamje nga festimi kur fituan Scudetton sezonin e kaluar. U kërkova disa lojtarëve të më dërgonin video në mënyrë që të paktën të krijoja një ide se si ishte pamja nga autobusi.”
/GazetaBlic Sport/


