Sporti

Spalletti ‘eskaloi’ mbrëmë, e goditi me shuplakë Opendan dhe u kap me tifozët

01/22/2026 11:49
nga:Mergim Rreci

Luciano Spalletti mori vëmendjen në ndeshjen e mbrëmshme pasi që e goditi me shuplakë lojtarin, Lois Openda.

Rasti ndodhi menjëherë pasi McKennie kishte dyfishuar avantazhin e Juventusit në mes të pjesës së dytë, transmeton GazetaBlic Sport.

Ndërsa lojtarët festonin, kamerat qëndruan në stolin e Juventusit dhe treguan Spallettin duke e goditur me shuplakë Opendan dhe duke i thënë: “Duhet të zgjohesh”, sipas mediave të ndryshme, përfshirë Tuttosport .

Ky nuk ishte incidenti i vetëm në vijën anësore të së martës në mbrëmje që bëri bujë në media. Spalletti u kap gjithashtu në një konfrontim me një tifoz.