Skuadra e Juventusit barazoi 1-1 ndaj Sporting Lisbon dje në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e fazës së ligës që u zhvillua në Torino.
Trajneri i ri i Juventusit, Luciano Spalletti i besoi Zhegrovës dhe e aktivizoi atë në minutën e 72’të, shkruan GazetaBlic Sport.
Futbollisti kosovar nuk e dëshpëroi strategun italian, përkundrazi trajneri i ri i “Bianconerëve” mbeti i impresionuar nga paraqitja e kosovarit.
“Shpejtësia e Edon Zhegrovës më bëri shumë përshtypje, veçanërisht në hapësira të ngushta”, tha Spalletti pas ndeshjes në konferencën për shtyp.
“Ai do të vazhdojë të përmirësohet në çdo seancë stërvitore. Jemi të sigurt se do të na japë zgjidhje në të ardhmen”, përfundoi trajneri italian.
Kujtojmë se Edon Zhegrova nuk kishte minutazh tek Juventusi derisa ishte trajner Tudor.
/GazetaBlic Sport


