Dëshira e madhe e trajnerit Luciano Spalltti te Juventusi është mesfushori Sandro Tonali.
Trajneri bardhezi, i cili vlerëson gjithashtu Davide Frattesin e Interit, e sheh mesfushorin ish-Milan si një profil të përshtatshëm për të synuar vendet e para. Operacioni për Tonalin konsiderohet i ndërlikuar dhe me kosto të lartë, ndaj drejtori ekzekutiv Damien Comolli po kërkon zgjidhje alternative.
Një nga opsionet është përfshirja e Jonathan David si pjesë shkëmbimi në negociata. Sulmuesi kanadez nuk ka përmbushur pritshmëritë në Torino dhe ka pasur vështirësi në përshtatjen me skemat taktike, si me Tudor ashtu edhe me Spallettin.
Performanca e tij nuk ka garantuar vazhdimësi në aspektin realizues. Newcastle është në kërkim të përforcimeve në repartin ofensiv dhe profili i David shihet me interes.
Paga e tij prej rreth 6 milionë eurosh në vit konsiderohet e përballueshme për klubet e Premier League. Ideja e Comollit është përdorimi i David për të ulur vlerësimin e Tonalit, që nga ana e Newcastle vlerësohet mes 80 dhe 85 milionë eurosh.
Largimi i kanadezit do të reduktonte pjesën monetare të transferimit. Njëkohësisht, do të krijonte hapësirë në buxhetin e pagave për të mbuluar kontratën e Tonalit, e vlerësuar rreth 7 milionë euro neto plus bonuse.

