Sporti

Spalletti: Duhet të fitojmë ndeshjet e rëndësishme, por duam t’u japim edhe tifozëve pak spektakël

12/02/2025 07:55
nga:Lorik J

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, tha se Bianconerët jo vetëm që duhet të fillojnë të fitojnë ndeshjet e tyre, por edhe ta bëjnë këtë me futboll të bukur.

Sonte, Juventus ballafaqohet me Udinesen me fillim nga ora 21:00, në kuadër të Kupës së Italisë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Duhet të prisni disa ndryshime sepse ditët e fundit kanë qenë shumë të lodhshme si fizikisht ashtu edhe mendërisht. I gjithë grupi po punon sa më mirë që të jetë e mundur dhe të gjithë meritojnë një shans”, tha Spalletti përpara ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Udineses.

“Është e qartë se duhet të fillojmë të fitojmë ndeshjet e rëndësishme, por gjithashtu duam t’u japim tifozëve një spektakël, duhet të arrijmë rezultate me lojëra të mira. Fitorja nuk është e mjaftueshme, duhet të luajmë mirë, do të përpiqemi t’i bëjmë të dyja, por ndërkohë duhet të fillojmë të fitojmë ndeshjet tona”, shtoi Spalletti.

/GazetaBlic Sport