Luciano Spalletti tha se më në fund ishte në gjendje të buzëqeshte sërish pas dështimit të Italisë në Kampionatin Evropian.
Spalletti tani beson se ka parë qëndrimin e duhur nga lojtarët e Squadra Azzurra. Kampionët e Evropës po përgatiten për ndeshjet nga Liga e Kombeve kundër Francës dhe Izraelit.
“Pas tre ditësh stërvitje, këta djem më lejuan të buzëqesh sërish në aspektin futbollistik – për herë të parë që nga Europiani”, tha trajneri për RAI Sport dhe Sky Sport Italia, transmeton GazetaBlic Sport.
“Kam parë gjëra të mira – ritmin, pasionin, përgjegjësinë, ndjenjën e njëshmërisë me futbollin. Ky është çelësi i rikuperimit. Ne nuk mund të lejojmë të nënvlerësojmë askënd, veçanërisht pas përshtypjes së keqe që lamë në Gjermani”, tha Spalletti.
“Është një lojë kundër një kundërshtari të nivelit të lartë, por në futboll mund të përballosh forcat me pasion dhe punë të palodhur. Dua të shoh ato karakteristika që na duhen për të kompensuar diferencën në cilësitë individuale”, vijoi trajneri i Italisë.
“Kemi folur shumë para europianit, nuk duhet të dërgojmë mesazhe me fjalë, por t’u tregojmë njerëzve se çfarë mund të bëjmë”, përfundoi me besim Spalletti.
/GazetaBlic Sport/


