Sipas Il Corriere dello Sport, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, ka informuar lojtarët e tij se Kalidou Koulibaly për Chelsea është ‘pothuajse’ një punë e përfunduar.
30-vjeçari do të transferohet në Stamford Bridge me disa burime që pretendojnë se dy klubet pritet të finalizojnë një marrëveshje sot, transmeton GazetaBlic Sport.
Gazeta Il Corriere dello Sport raporton se Spalletti i ka informuar dje lojtarët e Napolit se ‘Koulibaly pothuajse është larguar’ duke pranuar hapur se mbrojtësi do të largohet nga klubi në verë.
Kapiteni i Senegalit ka refuzuar një ofertë për vazhdimin e kontratës nga klubi. Prandaj, Napoli duhet të shesë mbrojtësin e tyre këtë verë, duke qenë se ai ka vetëm një vit në kontratën e tij.
/GazetaBlic Sport/


