Euro2024

Spalleti: Jemi kampionë në fuqi – kjo na jep avantazh

06/10/2024 10:38
nga:E K

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka treguar se çfarë paraqitjeje do të dëshironte të shihte nga lojtarët e tij në Kampionatin Evropian, i cili fillon të premten. Sipas tij, fakti që Azzurrët janë mbajtësit aktual të trofeut u jep atyre një avantazh të caktuar.

“Për mendimin tim, pjesëmarrja në turne si fitues i trofeut është një avantazh. Por ne duhet të kuptojmë që në fillim se duhet të sillemi si kampionët në fuqi,” tha Spalletti, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ata thonë shpesh për ne që jemi të mirë në mbrojtje dhe hapemi në kundërsulm. Por në Itali qasja po ndryshon – ne duam që lojtarët të shkojnë përpara, jo të presin. Ne duam të presim dhe të mbrojmë si ekip”,shtoi ai.

Italia është në grup me Spanjën, Kroacinë dhe Shqipërinë.

/GazetaBlic Sport.