Lajme

SPAK reagon zyrtarisht mbi çështjen e Erion Veliajt: Një person anonim denoncoi Kryebashkiakun e Tiranës, po hetojmë

12/27/2024 13:14
nga:N K

SPAK ka bërë njoftim zyrtar lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

SPAK sqaron se pas një informacioni të marrë nga një person i vetëidentifikuar si N.A, është regjistruar Procedimi Penal nr.27/2024 për veprën penale:“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Njoftimi i SPAK

Në përgjigje të interesit tuaj ju komunikojme: Mbi bazën e informacionit për referimin e veprës penale i datës 08.02.2024- i përpiluar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal nr.27/2024, i cili fillimisht bën fjalë për veprën penale:“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.