SPAK ka nisur hetimet ndaj ish-Presidentit Ilir Meta. Por Kryetari i Partisë së Lirisë ka publikuar një video duke kërcyer me të rinjtë.
Me anë të një postimi në Instagram, teksa shihet që ia ka marrë valles shtruar, Meta shkruan se është e pa mundur që të mos ndjekësh rrugën e të rinjve.
I pa shqetësuar fare në lidhje me hetimet që nisi SPAK ditën e djeshme për të, Meta ka zgjedhur që mbrëmjet t’i kalojë pranë të rinjve në kampin që PL-ja ka hapur në Jalë.
Postimi i plotë:
Kjo rini të përfshin në vrullin e saj. E pamundur të mos i ndjekesh në rrugën e tyre!
View this post on Instagram


