Lajme

SPAK kërkoi arrestimin e tij, avokati i Ahmetajt: Ish-ministri nuk ndodhet në Shqipëri

07/11/2023 19:56
nga:Y I

Në kryesinë e Kuvendit po mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për të vendosur nëse do t’i hapet rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt pas kërkesës së SPAK.

Avokati i ish-ministrit, Arben Ahmetajt, Henrik Ligori tha në mbledhje se klienti i tij nuk ndodhet në Shqipëri.

‘Ish-ministri nuk ndodhet në Shqipëri!’– ka thënë ai para deputetëve dhe prokurorëve të SPAK, gjatë mbledhjes.