Lajme

Spahiu: Vota e diasporës do të ‘neutralizojë’ koalicionet, rezultati përfundimtar mund të jetë i ngjashëm me 9 shkurtin!

11/26/2025 18:09
nga:Y I

Qytetarët e Kosovës pritet t’iu drejtohen sërish kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 28 dhjetor.

Data 28 dhjetor ishte një propozim i LVV-së në takimin me Presidenten Osmani.

Për këtë datë, në prag të Vitit të Ri, pati polemika pasi u tha se u kërkua nga LVV-ja pasi në atë kohë ishte diaspora në Kosovë dhe mund të maksimalizonin votën.

Por sa pritet të ndikojë vota e diasporës në rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit?

Profesori universitar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, tha për “Gazeta Blic” se vota e diasporës do të ndikojë por jo shumë ndjeshëm.

Sipas tij kjo votë mundet të ‘neutralizojë koalicionet që po bëjnë PDK e LDK’.

“Do të ndikojë por jo ndjeshëm. Ndoshta do të neutralizojë koalicionet që po bëjnë PDK e LDK” tha Spahiu.

Sipas Spahiut, rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit mund të jetë i nagjshëm me atë të zgjdhjeve të 9 shkurtit.

“Kështu që rezultati mund të jetë pak a shumë i ngjashëm me zgjedhjet kombëtare të 9 shkurtit” tha Spahiu në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/