Lajme

Spahiu: Veriu mban me ujë dhe energji elektrike Kosovën, s’mund ta falim kurrsesi

10/04/2023 15:46
nga:Y I

Analisti Nexhmedin Spahiu tha se Kosova nuk mund të falë kurrsesi Veriun duke qenë se ka resurset më të rëndësishme për vendin.

Siç sqaroi ai pa liqenin e Gazivodës në veri, gjysma e Kosovës është pa ujë dhe gjithë Kosova është pa energji elektrike.

“Kosova do të jetë e njohur nga Serbia, mbaje mend. Veriu i Kosovës nuk është thjesht një pjesë e Kosovës, është pjesa ekzistenciale e Kosovës. Prishtina, Drenasi, Fushë Kosova, Obiliqi, Vushtria, Mitrovica të gjitha këto furnizohen me ujë nga liqeni i Gazivodës. Obiliqi që furnizohet me ujë nga liqeni i Gazivodës, furnizon me rrymë gjithë Kosovën. Pra, pa liqenin e Gazivodës, gjysma e Kosovës është pa ujë dhe gjithë Kosova është pa energji elektrike. Kosova më parë fal Llapin, Gjilanin sesa fal Veriun, cilido qoftë çmimi,” – u shpreh Spahiu.