Lajme

Spahiu: Shqipëria mendonte se shoqëria kosovare është naive, por e kuptuan që jemi më “shkërdhata” se ata

11/03/2022 09:42
nga:Astrit Gashi

Analisti Nexhmedin Spahiu, ka shkruar se Shqipëria mendonte për shoqërinë kosovare se “është naive dhe atdhedashës”.

Por sipas tij tash e kanë kuptuar se “jemi më shkërdhata se ata”.

Reagimi i Spahiut vjen pas dhunës fizike të ushtruar ndaj një gruaje të moshuar prej një infermiereje në Pejë.

“Kur po shohin se si po e rrehim nënën plakë të dëshmorit, Shqipëria po e kupton se jemi shoqëri njësoj si ata. Deri tani kanë kujtuar se kosovarët janë naivë po atdhedashës, por tani po e kuptojnë mirë se jemi ma shkërdhata se ata”, ka shkruar ai në Facebook.