Lajme

Spahiu: Presidentja Osmani shkel Kushtetutën në takim me kryetarin e Mamushës

09/07/2022 10:01
nga:G B

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani e ka shkelur Kushtetutën dje në takim me kryetarin e Mamushës, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kryetari i kësaj komune ka në zyrën e tij flamurin e Turqisë, i cili me ligj lejohet vetëm nëse është ndonjë zyrtar nga Turqia dhe jo kryetar i komunës në Kosovë.

Ai ka publikuar foton që thotë se është shkelje e ligjit.

Postimi i tij i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu sërish shkelë kushtetutën. Foto e më poshtme nuk është me ndonjë zyrtar të shtetit turk po me kryetarin e një komune të Kosovës (Mamushës). Flamuri I Turqisë, aleatit strategjik të Kosovës, mund të përdoret lirshëm në Kosovë, por në zyrën e kryetarit të komunës së Mamushës (apo çdo komune tjetër të Kosovës) në bazë të ligjit për simbolet ai mund të paraqitet vetëm kur kryetari i komunës takohet me ndonjë zyrtar të Republikës së Turqisë. Kjo foto tregon shkeljen e ligjit nga ana e Kryetarit të Komunës së Mamushës dhe shkeljen e ligjit nga ana e Presidentes së Kosovës. Por për dallim nga kryetari i komunës kur Presidentja shkel ligjin është njëkohësisht shkelje e Kushtetutës. Dhe këtë Presidentja po bën për herë të dytë. Herën e parë e bëri në takim me kryetarin e Komunës së Gjilanit.