Lajme

Spahiu: Policia ta gjejë se kush deshi të ndezë luftë në Mitrovicë!

11/12/2022 10:39
nga:Y I

Profesori universitar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka ngritur pikpyetje në lidhje me vendosjen e flamujve kombëtar në Kushtovë e Suhadoll, raporton Gazeta Blic.

Spahiu në reagimin e tij në Facebook thekson se nëse do t’i kishte vendosur Presidenca, Qeveria apo komuna e Mitrovicës s’ka nevojë të mbahet e fshehtë autorësia.

Tutje Spahiu thotë se edhe nëse do t’i kishin vendosur partitë politike s’ka patur nevojë të mbahet e fshehtë.

Ai në reagimin e tij shtron pyetjen se çfarë pret Policia për ta zbardhur rastin se kush i ka financuar këto veprime për të nxitur luftën në Mitrovicë.

Reagimi i plotë:

A u mor vesh se kush i vari nëpër shtylla gjithë ata qindra flamuj të Shqipërisë nëpër Kushtovë e Suhodoll? Këta flamuj kanë kushtuar mijëra euro. Kush I dha këto para? Nëse do t’i vendoste Presidenca, Qeveria apo Komuna e Mitrovicës nuk kish pasë nevojë me u mbajtë fshehtë autorsia.

Nëse do t’i kish vendosë Vetëvendosje, PDK, LDK, AAK, AKI, veteranët e luftës apo ndonjë organizatë tjetër legale, as këto nuk kishin pasë nevojë me fshehë autorësinë.

Çka pret Policia e Kosovës që nuk e zbardhë rastin se cili shërbim sekret i huaj ka financuar këtë veprim për ta ndezur atmosferën e luftës në Mitrovicë? A u duket normale kjo gjë ministrit Xhelal Sveçla , drejtoreshës rajonale policisë, zonjës Afërdita R. Mikullovci dhe zyrtarëve tjerë përgjegjës, që ende nuk kanë dalë me komunikatë.

Rruga Mitrovicë-Zubin Potok mbushet me flamuj kuq e zi