Profesori dhe njëherësh analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se fitorja e Donald Trump përbën një lajm të mirë, ngaqë sipas tij, ai mund të ndalojë luftën Rusi-Ukrainë.
Megjithatë, Spahiu ka theksuar se ardhja e Trump në pushtet nuk do të ketë impakt të madh për Kosovën dhe në përgjithësi për Ballkanin Perëndimor.
“Lajm i mirë, por besoj se nuk do të ketë diçka të veçantë për Ballkanin dhe për Kosovën, por unë shpresoj që ai do ta ndalë luftën në Ukrainë”, ka thënë Spahiu.
Tutje, Spahiu ka thënë gjithashtu se ndalimi i luftës nga Trump do të shkojë në dëm të Ukrainës, pasi sipas tij, presidenti i sapozgjedhur amerikan nuk e konsideron Rusinë si rivalin kryesor amerikan