Lajme

Spahiu pas deklaratës së Çitakut në lidhje me koalicionet pas-zgjedhore- ‘Politikë e mençur’

10/18/2024 15:34
nga:Y I

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur në lidhje me mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Çitaku ka thënë se ‘hendeku mes dy partive është shumë i thellë’ por pa mohuar mundësinë e një bashkëpunimi.

E njëjta ka potencuar se preferojnë koalicion me opozitën aktuale.

“Hendeku mes VV-së dhe PDK-së është shumë i thellë edhe unë s’kam nevojë me elaburu, ka një hendek të madhe mes VV-së dhe PDK-së. Që nga korriku i vitit të kaluar në mënyrë të vazhdueshme kemi kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Para se Krasniqi të takohej me Kurtin, ka pasur takime me Abdixhikun me Haradinajn, ku ne kemi kërkuar mbështetjen e tyre për këtë proces. Më pas ka ardhur takimi i Kurtit me Krasniqin”

“Nuk asnjë lloj konspiracioni, asnjë lloj marrëveshje të fshehtë, asnjë lloj dakordimi për asnjë gjë tjetër. Edhe në një end normal nuk duhet me u pa me aq shumë dyshimi takimi mes Kurtit dhe kryetarit Krasniqi…Ne do të preferonim një koalicion me opozitën aktuale. Dhe nuk e kemi pushtetin me çdo kusht”, ka deklaruar Çitaku raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me deklaratën e Çitaku, ka folur shkurt për “Gazeta Blic” profesori universitar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu.

Spahiu e ka cilësuar një deklaratë të tillë thjesht ‘politikë e mençur’.

“Politikë e mençur” tha shkurt Spahiu për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Çitaku: Hendeku mes VV-së e PDK-së është i thellë, preferojmë koalicion me opozitën