Lajme

Spahiu: Pa u ngritë flamuri i Kosovës në Beograd, nuk ka kuptim të formohet Asociacioni

05/06/2024 21:59
nga:G B

Qeveria e Kosovës po vazhdon të insistojë se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk duhet të ndërlidhet me themelimin e Asociacionit.

E refuzimi i qeverisë Kurti për të quar përpara themelimin e Asociacionit pritet të ndikojë në mospranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Janë disa shtete anëtare të këtij institucioni, duke përfshirë Francën e Gjermaninë të cilat e kanë kushtëzuar pranimin e Kosoës në KiE me dergimin e draftit për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese.

Politologu Nexhmedin Spahiu në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 e ka quajtur lajm të keq qe Franca e Gjermania i kanë qit kusht Kosovës pranimin në KiE me dërgimin e draftit për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese, raporton gazeta10.

Sipas tij, nuk ka kuptim themelimi i Asociacionit, nëse Kosova nuk arrin të ngritë flamurin në Beograd.

‘Pa u ngritë flamuri i Kosovës në Beograd, nuk ka kuptim të formohet Asociacioni’, ka thënë Spahiu.